Një aeroplan i linjës ajrore private siriane, Cham Wings, ateroi të martën në aeroportin e përdorur nga ushtria ruse në provincën bregdetare të Latakisë në Sirinë Perëndimore, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve të vendit.
Fluturimi prej qytetit Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte i pari që ka ateruar në bazën ajrore që kur aeroporti i Damaskut u dëmtua nga një sulm ajror izraelit në fillim të këtij muaji.
Po ashtu, është edhe fluturimi i parë ndërkombëtar sirian i cili ulet në këtë që kur Rusia e mori atë pas përfshirjes në luftën në Siri në shtator të vitit 2015.
Aeroporti Ndërkombëtar i Bassel al-Assad, i njohur nga rusët si baza Hmeimeem - i shërben Latakisë, portit kryesor të Sirisë në Mesdhe.
Sulmi ajror izraelit i 10 qershorit që e goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe pista, duke bërë që edhe pista kryesore të jetë e pandreqshme.