Botë

Assange fiton të drejtën për ta sfiduar ekstradimin në SHBA

Juliuan Assange

Themeluesi i Wikileaks, Juliuan Assange do të mund të dorëzojë apel të ri kundër ekstradimit në SHBA, ka vendosur Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe. 

Atij iu dha leja për të apeluar kundër urdhrit që ai të dërgohej në SHBA për t’u gjykuar për zbulimin e sekreteve ushtarake, për të cilat prokurorët thanë se rrezikonin jetë.

Vendimi nënkupton që Assange do të jetë në gjendje të kundërshtojë garancitë e SHBA-së mbi mënyrën se si do të zhvillohet gjykimi i tij i mundshëm dhe nëse e drejta e tij për lirinë e fjalës do të cenohej.

Avokatët e Assanges që iu gëzuan vendimit, tutje deklaruan se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht.

Assange i cili aktualisht është në burgun Belmarsh, nga tani do të ketë disa muaj për ta përgatitur apelin e tij i cili ka të bëjë me atë nëse Gjykata amerikane do të mbrojë të drejtën e tij të fjalës si një qytetar australian.