Ka arritur në të paktën 93 numri i të vdekurve ose të zhdukurve si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës, ka bërë të ditur ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Hamasi.
Ekipet e shpëtimit kanë thënë se një ndërtesë banimi pesë-katëshe është goditur teksa videot në mediat sociale treguan trupa të mbuluar me batanije në dysheme, raporton AP.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë operuar në veri të Gazës gjatë dy javëve të fundit, veçanërisht në zonat e Jabalia, Beit Lahia dhe Beit Hanoun.
Drejtori i spitalit “Kamal Adwan” në Jabalia, Hussam Abu Safia, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se fëmijët po trajtoheshin në spital, i cili po përballet me mungesës së stafit dhe ilaçeve.
"Nuk ka mbetur asgjë në Spitalin Kamal Adwan përveç materialeve të ndihmës së parë pasi ushtria arrestoi ekipin tonë mjekësor dhe punëtorët”, ka deklaruar Abu Safia.
LEXO EDHE: