Botë

Arrin në 46 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Iranit

Iran

Foto: Associated Press

Ka arritur në 46 numri i të vdekurve nga një shpërthim i madh që ka tronditur një nga portet kryesore të Iranit të shtunën, kanë njoftuar autoritetet.

Televizioni shtetëror iranian ka paraqitur numrin e viktimave nga shpërthimi në portin Shahid Rajaei pranë Bandar Abbas, duke cituar zyrtarë lokalë.

Një zjarr po vazhdon të jetë aktiv në vend, rreth dy ditë pas shpërthimit fillestar të shtunën, pikërisht kur Irani filloi një rund të tretë negociatash me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor që përparon me shpejtësi. Mbi 1,000 njerëz kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi.

Autoritetet ende nuk kanë ofruar një shpjegim për shpërthimin.

Firma private e sigurisë Ambrey thotë se porti kishte pranuar lëndë kimike të karburantit të raketave nga Kinam në muajin mars. Kimikati i përdorur për prodhimin e lëndës djegëse të ngurtë për raketa do të përdorej për të rimbushur rezervat e raketave të Iranit, të cilat ishin varfëruar nga sulmet e tij të drejtpërdrejta ndaj Izraelit gjatë luftës me Hamasin në Rripin e Gazës.

Ushtria iraniane e ka mohuar marrjen e dërgesës kimike.