Botë

Arrijnë kamionët e parë me ndihma në portin e Gazas, konfirmon ushtria amerikane

Porti ne Gaza

Ushtria amerikane ka konfirmuar dërgesën e parë të ndihmës përmes portit të përkohshëm në Gaza.

Kamionët me ndihma kalojnë përmes portit të ri pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësorë.

“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, shumëkombëshe, për të dërguar ndihma për civilët palestinezë në Gaza përmes korridorit detar që është krejtësisht i natyrës humanitare”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

SHBA-ja pati nisur ndërtimin e portit javë më parë për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën ushtarake kundër Hamasit.

Të mërkurën, u raportua se qindra tonë ndihmë kishin arritur në Qipro ku nga aty do të niseshin drejt portit.