Autoritetet policore në Kaliforni kanë arrestuar një person të armatosur pranë tubimit të kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
BBC-ja ka raportuar se incidenti ka ndodhur të shtunën, ku zyrtarët policorë ndaluan një person në veturë.
49-vjeçari posedonte ilegalisht armë gjahu, një pistoletë dhe një karikator. Autoritetet njoftuan se i dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe tubimi i kandidatit të republikanëve ka vazhduar pa probleme.
Për këtë çështje zyra e Policisë do të dalë me njoftim.