Botë

Arrestohet një i dyshuar për atentatin kundër gjeneralit rus, Moskalik

Vritet një gjeneral rus në Moskë, iu vendos bomba në veturë

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka arrestuar një të dyshuar lidhur me vrasjen e gjeneralit të ushtrisë ruse të premten në Moskë, nëpërmjet bombës së vendosur në veturën e tij. 

Në agjencinë kryesore hetimor ruse bënë të ditur se i arrestuari është 42-vjeçari Ignat Kuzin, për të cilin besohet se ka qenë agjent i shërbimeve ukrainase. 

Atentati i të premtes është sulmi i dytë ndaj një oficeri të lartë të ushtrisë ruse në katër muajt e fundit e për të cilin zyrtarë në Moskë kanë fajësuar Kievin zyrtar. 

Gjenerallejtënanti i vrarë, Yaroslav Moskalik, ka qenë zëvendësdrejtor i departamentit operacional në Shtabin e Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse. 

Ai është vrarë nga një pajisje shpërthyese e vendosur në veturën e tij në Balashikha, jo shumë larg kryeqytetit.