Policia australiane ka arrestuar shtatë adoleshentë të akuzuar për ideologji ekstremiste, gjatë bastisjeve të së mërkurës në të gjithë Sydneyn, për të mbrojtur komunitetin nga një sulm i mundshëm, raporton “Associated Press”.
Të shtatë adoleshentët, të moshës 15 deri në 17 vjeç, ishin pjesë e një rrjeti që përfshinte edhe 16-vjeçarin i cili theri me thikë një peshkop dhe një prift ortodoks në një kishë të Sydneyt më 15 prill.
Policia e vendit ka bërë të ditur se kanë ekzekutuar 13 urdhra kontrolli në pronat në jugperëndim të Syndeyt, sepse të dyshuarit konsideroheshin kërcënim i menjëhershëm.
“Ne pretendojmë se këta individë i përmbaheshin një ideologjie ekstremiste të dhunshme me motive fetare”, ka thënë zëvendëskomisioneri i policisë së New Wales, David Hudson.
Një djalë 16-vjeçar u arrestua pasi sulmoi me thikë një peshkop, një prift dhe pjesëmarrës tjerë në meshë, në kishën Assyrian Christ The Good Shepherd, më 15 prill, sulm i cili u cilësua si akt terrorist me motive fetare.