Botë

Armëpushimi në pikëpyetje - SHBA-ja refuzon kërkesat “jopraktike” të Hamasit

gaza

Foto: Associated Press

Bisedimet për marrëveshje që do të çonte në zgjatje të armëpushimit në Gaza kanë dështuar, ka thënë një zyrtar palestinez për BBC-në, teksa SHBA-ja akuzoi Hamasin se ka bërë kërkesa “plotësisht jopraktike” në takimet në Katar.

Negociatorët janë përpjekur të gjejnë një rrugë përpara pas fazës së parë të armëpushimit të përkohshëm që përfundoi më 1 mars.

SHBA-ja propozoi që faza e parë të zgjatej deri në mes të prillit, duke përfshirë shkëmbime të tjera të pengjeve dhe të burgosurve.

Por, zyrtari palestinez ka thënë se Izraeli dhe Hamasi nuk janë pajtuar mbi disa aspekte kyçe të marrëveshjes së dhënë nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar Hamasin se po bën kërkesa “plotësisht jopraktike” në përgjigje të propozimit të Witkoffit.

Do të zgjatej armëpushimi deri në prill, por do të shtyheshin negociatat për përfundim të përhershëm të luftës.