Botë

Arkivoli i Papës mbërrin në kishën ku do të varroset

Papa Françesku

Mesha e varrimit për Papa Françeskun ka përfunduar dhe tani arkivoli i tij ka mbërritur në Bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Romë për t’u varrosur.

Vetura që barti arkivolin e Papës u largua nga qyteti i Vatikanit dhe kaloi mbi lumin Tiber, pastaj përmes qendrës së Romës deri te “Piazza Venezia”, duke kaluar pranë Koloseut, përpara se të kthehej në drejtim të veriut për të arritur në “Santa Maria Maggiore”.

Varrimi brenda kishës nuk do të jetë i hapur për publikun.

Lexo përditësimet tjera
Varrimi i Papa Françeskut

Varroset Papa Françesku

Trupi i Papa Françeskut është varrosur të shtunën pasdite në Bazilikën e Shën Marisë së madhe...