Botë

Arabia Saudite angazhon Hans Zimmerin të krijojë himn të ri

Hans Zimmer

Arabia Saudite ka kërkuar nga kompozitori fitues i Oskarit, Hans Zimmer, të punojë për një version të ri të himnit kombëtar, ka njoftuar një zyrtar i lartë arab, derisa mbretëria po tenton të përmirësojë imazhin.

Zimmer, kompozitor në filmat “The Lion King 1994” dhe trilogjitë e “Dark Knight”, është pajtuar me kornizën e projektit, ka deklaruar kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Alalshikh.

“Ne diskutuam për shumë projekte për të ardhmen, shpresoj të jetësohen shpejt... përfshirë ripërpunimin e himnit kombëtar saudit me instrumente të ndryshme”, ka shkruar Alalshikh në rrjetin social X.

Zimmer po ashtu ka diskutuar ripërpunimin e muzikës nga kultura saudite me emrin Arabia dhe kolonën zanore për Betejën e Yarmukut, një film që pritet të publikohet, ka shtuar Alalshikh.

“Ne u pajtuam në linjat e gjera për të gjitha projektet dhe shpresoj se ne do të arrijmë marrëveshje finale për të gjitha”, ka shkruar ai.