Apple është kritikuar pasi përdoruesve të iPhoneve po u sugjerohet automatikisht flamuri palestinez kur shkruajnë “Jerusalem”.
Si izraelitët ashtu edhe palestinezët kanë pretendime mbi qytetin e lashtë.
Prezantuesja televizive, Rachel Riley, e cila është hebre, ka thënë se flamujt nuk sugjerohen kur shkruan kryeqytetet e tjera.
Apple ka thënë se ndryshimi – që erdhi pas një përditësimi softuerik – nuk ishte i qëllimshëm, raportoi BBC.
Çështja do të zgjidhet në një përditësim të radhës, ka thënë Apple, por nuk dihet se kur do të ndodhë ai.
Statusi i Jerusalemit është çështja më problematike në konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Izraeli e sheh Jerusalemin si kryeqytet të pandarë dhe të tërësishëm, kurse palestinezët thonë se pjesa perëndimore e tij është kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.
Jerusalemi lindor, bashkë me Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ishin marrë prej Izraelit nga Jordania dhe Egjipti në luftën më 1967, dhe nga atëherë është parë ndërkombëtarisht si territor palestinez i pushtuar.