Botë

Anulohen shumë fluturime në aeroportin e Frankfurtit për shkak të motit të ligë

Gjermani, bora

Foto: Associated Press

Bora e madhe ka shkaktuar probleme në të gjithë Evropën të dielën, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, teksa disa aeroporte janë detyruar të pezullojnë fluturimet.

Në Gjermani moti i ftohtë i dimrit po përhapet nga jugperëndimi. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për shoferët dhe këmbësorët që të kenë kujdes nga akulli, duke i këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi në rastet kur është e mundur, raporton AP.

Aeroporti i Frankfurtit ka anuluar 120 nga 1,090 ngritje dhe ulje të planifikuara të dielën, sipas zyrës së shtypit të Fraport. 

Në aeroportin e Mynihut, vetëm njëra pistë është e hapur teksa tjetra po pastrohet.

Në Baden-Wuerttemberg, tetë persona janë lënduar kur një autobus ka dalë nga rruga pranë qytetit Hemmingen.

Lidhjet e trenave në distanca të gjata gjithashtu pësuan parregullsi në zonën e Frankfurtit.

LEXO EDHE: