Kompanitë ajrore kanë anuluar 102 fluturime për dhe në aeroportin e Dublinit, për shkak të stuhisë Isha, njofton agjencia “Reuters”.
Shërbimi kombëtar i motit i Irlandës Met Eireann lëshoi një paralajmërim portokalli për motin të dielën për pjesën më të madhe të vendit, përfshirë Dublinin, që do të thotë se erërat mund të prekin ndjeshëm njerëzit, pronën dhe aktivitetet në zonë.
Pjesë të perëndimit dhe veriperëndimit të vendit u vendosën nën një paralajmërim më të ashpër të kuq.
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit njoftoi të dielën se ka anuluar 130 fluturime të planifikuara për sot si masë paraprake për shkak të erërave të forta që priten kur stuhia Isha të arrijë në Holandë.