"Francis Scott Key"

Anijet e para kalojnë nëpër rrënojat e urës së shembur në Baltimore

Shembja e urës

Shembja e urës

Foto: Associated Press

Anijet e para të mallrave kaluan përmes një kanali të sapohapur në Baltimore, pasi u bllokuan në port që kur ura “Francis Scott Key” u shemb katër javë më parë.

Një transportues me shumicë kaloi përmes kanalit të ri të enjten dhe u nis për në Kanada, raporton AP.

Dy anije të tjera tregtare pasuan më vonë të enjten, duke përfshirë një transportues automjetesh të drejtuar për në Panama.

Gjithsej pesë anije të bllokuara pritet të kalojnë përmes kanalit të përkohshëm.

Një anije me kontejnerë e quajtur Dali goditi urën “Francis Scott Key” muajin e kaluar, duke shkaktuar shembjen e urës. Kanali kryesor i portit është vendosur të rihapet muajin e ardhshëm pasi Dali të jetë zhvendosur.

Gjashtë punonjës të cilët po rregullonin gropa në urë në momentin kur ka ndodhur shembja, kanë rënë në ujë.

Dy prej tyre ishin nxjerrë pak pas rënies, ndërkaq trupat e dy të tjerëve janë gjetur më vonë.

Dy punonjës të tjerë vazhdojnë të mbesin të zhdukur.