Botë

Anëtarësimi në BE, rekomandohen negociatat për pranimin e Ukrainës

Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë marrë lajme pozitive në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Në serinë e raporteve, Komisioni Evropian ka rekomanduar që Ukrainës së përfshirë në luftë duhet t’i lejohet nisja e bisedimeve për pranim, sapo të adresohen kushtet përfundimtare.

Komisioni Evropian ka lavdëruar Ukrainën, të cilën ka nisur ta pushtojë Rusia në shkurtin e vitit 2022.

KE-ja ka thënë se Qeveria ukrainase ka treguar nivel të lartë të fuqisë institucionale, vendosmërisë dhe aftësisë për të funksionuar.

Mirëpo ka shtuar se negociatat do të nisin sapo të adresohen korrupsioni, shqetësimet për lobim dhe ligji për minoritetet.

Edhe fqinjës së Ukrainës, Moldavisë i është përçuar i njëjti mesazh.

Gjeorgjisë i është thënë se do të emërohet zyrtarisht kandidate sapo të adresojë kushtet e mbetura, si luftimi i korrupsionit dhe mangësitë zgjedhore.

Ky rekomandim nuk do të thotë se bisedimet do të nisin së shpejti.

Shtetet duhet të bëjnë disa reforma para se kjo të ndodhë.