Parlamenti i Ukrainës ka miratuar të enjten emërimin e ministri të ri të Jashtëm, kanë bërë të ditur dy ligjvënës, teksa presidenti Volodymyr Zelensky po përpiqet t'i jepë një frymë të re administratës së tij në kohën e luftës kundër Rusisë.
Andrii Sybiha, një ish-ambasador në Turqi, është kryediplomati i ri i vendit.
Ai zëvendëson Dmytro Kuleban, i cili u bë një nga fytyrat më të njohura të Ukrainës në skenën ndërkombëtare, ndërsa kërkonte vazhdimisht nga vendet perëndimore që të mbështesnin përpjekjet e luftës të Ukrainës.
Sybiha, 49 vjeç, ka punuar si zëvendës i Kulebas që nga prilli, raporton AP.
Zelensky dëshiron të zëvendësojë pothuajse një mori zyrtarësh të lartë, për herë të parë që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt 2022. Ndryshime të tjera përfshinin krerët e industrive strategjike, drejtësisë, burimeve natyrore dhe bujqësisë.
Për ndryshimet kërkohet miratimi i parlamentit. Ligjvënësit ukrainas, Yaroslav Zhelezniak dhe Oleksii
Honcharenko konfirmuan votimin për Associated Press.
Zelensky ka thënë të mërkurën për riorganizimin se Ukraina ka nevojë për "energji të re".