Numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni të Veriut po vazhdon të rritet. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 120 raste të reja, ndërsa dy persona kanë vdekur, ka njoftuar Alsat-M. Personat e vdekur janë nga Tetova.
Por, shifrat pritet të konfirmohen gjatë ditës nga institucionet përkatëse. Ky është numri më i madh i rasteve të regjistruara me COVID-19 brenda një dite në Maqedoni të Veriut. Numri më i lartë ishte 107, që u regjistruan më 16 prill.
Të mërkurën u raportuan 101 të infektuar. Pikërisht rritja e numrit të infektuarve ka shtyrë Maqedoninë e Veriut që të rikthejë orën policore, që hynë në fuqi nga sot më 21:00.