Vullkani “Unaza e Zjarrit” në malin Ruang në Indonezi ka shpërthyer duke mbuluar qytete të tëra me hi, mbetje zhavorri dhe gurë.
Shpërthimi i vullkanit ka nxitur autoritetet të paralajmërojnë për cunami të mundshëm në vend si pasojë e kolapsit të materialit vullkanik në oqean, raporton DailyMail.
Si pasojë e vullkanit janë shkaktuar dëme në vendbanimet e afërta dhe gjithashtu banorëve u është kërkuar që të evakuohen.
Indonezia, arkipelag prej 270 milionë banorësh, shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”, zonë me aktivitet të lartë sizmik ku takohen pllaka të shumta tektonike.
Vullkani në Ruang është vetëm një nga rreth 130 vullkanet aktive në Indonezi.
Ishulli Ruang është shtëpia e më shumë se 800 banorëve, shumica e të cilëve u evakuuan pas një sërë shpërthimesh më të vogla në fillim të këtij muaji.
Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit në Ruang ndodhi në vitin 2002.