Botë

Aksident mes dy autobusëve në Bolivi, të paktën 37 të vdekur

Bolivi aksident

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një aksident mes dy autobusëve në rajonin Potosi të Bolivisë, transmeton agjencia “Reuters”. 

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës në rrugën mes qyteteve Uyuni dhe Colchani. 

“Si rezultat e këtij aksidenti fatal kemi 39 të lënduar që gjenden në katër spitale në Uyuni dhe 37 persona që humbën jetën”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Potosit. 

Policia po punon për ta zbuluar identitetin e personave që kanë humbur jetën.