Botë

Afro 70 vende kanë kërkuar negociata për tarifat, thotë Shtëpia e Bardhë

Karoline Leavitt

Karoline Leavitt

Foto: Associated Press

Gati 70 vende kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë në kërkim të fillimit të negociatave për reduktimin e ndikimit të politikës tarifore të Donald Trumpit, ka njoftuar të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Leavitt u ka thënë gazetarëve se marrëveshjet do të bëhen nëse nga ato përfitojnë punëtorët amerikanë dhe adresojnë deficitet kronike tregtare.

Sipas saj, presidenti Trump ka udhëzuar ekipin e tij të punonte në “marrëveshje të personalizuara” për çdo vend që e kërkon atë. 

Lexo përditësimet tjera
Trump-Tarifa

Shtëpia e Bardhë: Tarifat ndaj Kinës do të rriten në 104% të mërkurën

Presidenti amerikan, Donald Trump do të vendosë një tarifë prej 104% në importet kineze duke filluar...