Botë

Afro 1000 migrantë kaluan Kanalin për në Britani të Madhe të shtunën

Afro 1000 migrantë kanë kaluar Kanalin Anglez për në Britani të Madhe të shtunën, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, raporton agjencia AP.

Ministria ka thënë se 20 anije duke transportuar 960 migrantë janë zbuluar duke e kaluar Kanalin.

Mbi 26 mijë persona e kanë kaluar Kanalin Anglez në anije të vogla deri më tash këtë vit, sipas të dhëënave të autoriteteve britanike.

Kanë kaluar afro katër muaj që kur Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, ka zbuluar planin që të dërgohen migrantët për në Ruanda.

Sipas marrëveshjes së re, Britania synon të dërgojë migrantët që arrijnë ilegalisht në territorin e saj me varka të vogla për në Ruandë, ku nga atje do të procesohet kërkesa e tyre për azil.