Botë

“A është e zezë apo indiane”, Trumpi vë në dyshim identitetin racor të Kamala Harrisit

Kamala Harris & Donald Trump

Kamala Harris & Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka vënë në dyshim identitetin racor të Kamala Harrisit, e cila pritet të jetë kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit

Në një bisedim me gazetarët me ngjyrë në Chicago, Trumpi pretendoi në mënyrë të rreme se zëvendëspresidentja aktuale nuk e kishte theksuar trashëgiminë aziatiko-amerikane deri vonë, kur thotë se “ajo u bë person me ngjyrë”.

“Unë nuk e dija se ajo ishte e zezë deri disa vite më parë, kur u bë e zezë dhe tani dëshiron të njihet si e zezë”, ka thënë Trumpi.

“Pra, nuk e di - A është ajo indiane? Apo është e zezë?”, ka pyetur me ironi ish-presidenti amerikan.

Trumpi mori shpejt kundërpërgjigje. Gjatë një takimi në Huston, Harris ka thënë se deklarimet e Trumpit ishin e njëjta shfaqje e vjetër “e përçarjes dhe mosrespektimit”.

“Populli amerikan meriton më mirë. Ne meritojmë një lider që kupton se dallimet tona nuk na ndajnë - ato janë burim thelbësor i forcës sonë”, ka thënë Harris.

Kamala Harris është zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë dhe aziato-amerikane, me prindër të lindur në Indi dhe Xhamajkë. Ajo ishte në Universitetin Howard, një universitet historikisht ku shkojnë njerëzit me ngjyrë.

Pretendimet e Trumpit nxitën reagime. Korrespondentja e ABC News, Rachel Scott, një nga moderatoret e ngjarjes që u mbajt në Chicago, pati diskutime me kandidatin republikan.

“Unë respektoj njërën. Por ajo padyshim nuk e bën sepse ishte indiane gjatë gjithë rrugës dhe më pas krejt papritur bëri një kthesë dhe u bë person me ngjyrë”, ka shtuar Trump gjatë diskutimit me Scott.

Kandidati republikan dhe ish-presidenti ka histori sulmesh ndaj kundërshtarëve të tij në bazë të racës.

Ai akuzoi në mënyrë të rreme Barack Obaman, presidentin e parë me ngjyrë të vendit, se nuk kishte lindur në SHBA. E pati sulmuar edhe Nikki Haleyn, ish-konkurrenten në zgjedhjet primare të republikanëve.