Botë

98 të vdekur nga shembja e çatisë në një lokal nate në Republikën Dominikane

Republika Dominikane

Foto: Associated Press

Ka arritur në 98 numri i të vdekurve dhe në më shumë se 150 i të lënduarve si pasojë e shembjes së çatisë së një klubi nate në Republikën Dominikane.

Një guvernator i provincës dhe një ish-sportis janë në mesin e viktimave, raporton BBC.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur, Rubby Perez në klubin e natës “Jet Set”, në kryeqytetin San Diego. 

Qindra njerëz ishin brenda lokalit të natës dhe rreth 400 shpëtimtarë janë ende në kërkim të të mbijetuarve.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE), Juan Manuel Mendez, ka thënë se shpreson që shumë nga ata që kanë mbetur nën çatinë e shembur të jenë ende gjallë.