95 vetura janë përfshirë në një aksident trafiku zinxhir të premten në Kazakistan.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë dhe mosmbajtjes së distancës në kushte të këqija atmosferike.
Kompania kombëtare e menaxhimit të autostradave “KazAvtoJol” njoftoi se aksidenti ka ndodhur në autostradën Astana-Petropavl, në ora 13:28 sipas kohës lokale.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për viktima apo të lënduar në njerëz.
VIDEO:
Insane 95 car pileup on Kazakhstan highway amid storm and poor visibility. Unknown severity and number of injuries.
pic.twitter.com/TyxEhVSVT9— Breaking911 (@Breaking911) January 3, 2025