Botë

9 të vdekur e 29 të plagosur nga një sulm rus në vendlindjen e Zelenskyt

Sulmet në Ukrainë

Sulmet në Ukrainë

Foto: Associated Press

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe 29 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus në qytetin jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, ka thënë se pesë fëmijë janë në mesin e të plagosurve, pasi një ndërtesë banimi ishte goditur të mërkurën. Më herët, janë raportuar katër persona të zhdukur, raporton BBC.

Shërbimet e urgjencës, policia dhe vullnetarët tani po kërkojnë nën rrënoja.

Ministra ruse e Mbrojtjes nuk e ka komentuar ende sulmin e raportuar në vendlindjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndërkaq, presidenti Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave.

“Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus e dëshmon se Ukraina së bashku me partnerët e saj, duhet ta fuqizojë mbrojtjen ajrore të shtetit”, ka deklaruar Zelensky pas sulmit.