I dënuari i Hagës, kroati i Bosnjës Sllobodan Pralak vdiq në spital pasi piu helmin në sallën e Tribunalit të Hagës, raporton e përditshmja “Veçernji” e Zagrebit, transmeton Koha.net.
Ai u dënua me dënim të plotfuqishëm për krime lufte në Bosnjë me 20 vjet burgim.