Botë

6-vjeçari gjendet pesë ditë pasi humbi në malet e Vietnamit

6-vjeçari gjendet pesë ditë pasi humbi në malet e Vietnamit

Një 6-vjeçar i cili kishte humbur qe pesë ditë, është gjetur në thellësitë e një mali në Vietnam.

Dang Tien Lam po luante me nëntë vëllezërit e motrat e tij më 17 gusht, kur duke ecur humbi nëpër mal.

Ai u gjet të mërkurën nga fermerë të cilët e dëgjuan fëmijën duke qarë.

Lam u gjet i ulur në shkurre 10 kilometra prej vendit nga ku ishte fillimisht. Ai ishte aq i dobët sa nuk mund të qëndronte në këmbë.

“Jam shumë i lodhur, nuk mund të qëndroj në këmbë, më kapni”, kishte thënë Lam, sipas fermerit Ly Van Nang që e gjeti atë.

Lam mbijetoi me gjethe e fruta dhe me ujë nga përroi, raportoi BBC.

Policia ka thënë se është mrekulli që djali është gjetur i gjallë.