Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar pas një zjarri që përfshiu një restorant dhe hotel në Indinë lindore, raporton “Associated Press”.
Shkaku i zjarrit qe shpërthimi i një bombole gazi për gatim gjatë kohës kur njerëzit po hanin në restorant dhe shpejt u përhap në një hotel ngjitur në Patna, kryeqytetin e shtetit Bihar, kanë bërë të ditur zjarrfikësit.
Hoteli ndodhet në një zonë të mbingarkuar pranë stacionit hekurudhor të Patnas.
Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit dhe banorët shpesh shpërfillin ligjet e ndërtimit dhe kodet e sigurisë.
LEXO EDHE: