Të paktën pesë persona kanë vdekur gjatë një sulmi me predha të Izraelit në provincën jugore siriane të Daraas, raporton The Guardian.
Në një postim në rrjetin social Telegram, autoritetet lokale kanë raportuar se numri i të vdekurve ka arritur në “pesë persona të vrarë gjatë një bombardimi të Izraelit në qytetin e Kuwayyas, në perëndim të Daraas”.
Shefja për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pati deklaruar të hënën në kuadër të vizitës në Jerusalem se sulmet ajrore të Izraelit në Siri dhe Liban rrezikojnë “përshkallëzim të mëtutjeshëm” në rajon.
“Veprimet ushtarake duhet të jenë proporcionale, dhe sulmet e Izraelit në Siri dhe Liban rrezikojnë eskalim të mëtutjeshëm”, pati thënë Kallas në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Saar.
Forcat ajrore izraelite gjithashtu kanë kryer qindra sulme kundër depove të armëve, bazave detare si dhe infrastrukturës ushtarake të Sirisë në javët pas rënies së regjimit të Bashar Al-Assadit, me justifikimin se po parandalonte që armët të mos kalonin në duart e forcave rebele.