Botë

47 të vdekur nga përmbytjet në Afganistanin verior

permbytje afganistan

Të paktën 47 persona kanë vdekur pas shiut të dendur dhe përmbytjeve në Afganistanin verior, tha një zyrtar të dielën.

Shamsudden Mohammedi, kreu i departamentit të informacionit për provincën Faryab në veri, i tha Reuters se të paktën 300 qindra shtëpi u shkatërruan, bazuar në raportet fillestare.

Të shtunën, të paktën 50 vdiqën në provincën qendrore të Ghor, tha Mawlawi Abdul Hai Zaeem, kreu i departamentit të informacionit të provincës.

Afganistani është i prirë ndaj fatkeqësive natyrore dhe Kombet e Bashkuara e konsiderojnë atë një nga vendet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Javën e kaluar, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur shkatërruan fshatrat në veri të Afganistanit, duke vrarë 315 dhe duke plagosur më shumë se 1,600, thanë autoritetet të dielën.

Të mërkurën, një helikopter i përdorur nga forcat ajrore afgane u rrëzua për shkak të “problemeve teknike” gjatë përpjekjeve për të gjetur trupat e njerëzve që kishin rënë në një lumë në provincën Ghor, duke vrarë një dhe duke plagosur 12, tha ministria e mbrojtjes.