Lufta 15-mujore e Izraelit në Gaza, e nisur si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor, ka shkatërruar infrastrukturën kryesore të kujdesit shëndetësor ndërsa ka vështirësuar tejet mase punën e spitaleve që kanë mbetur funksionale.
Gjatë të enjtes, numri i të vdekurve në Gazë u rrit, edhe pse ndërmjetësuesit njoftuar se marrëveshja për armëpushim dhe pengje u arrit dhe do të hyjë në fuqi të dielën.
Të paktën 12 persona u vranë dhe 20 u lënduan nga sulmet izraelite mbi zonat e banuara në veri të Gazës të mërkurën, raportoi CNN.
Më shumë se 46 mijë njerëz janë vrarë në Gazë gjatë luftës, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Afër 18 mijë nga të vrarit ishin fëmijë.
Por, numri i vërtetë i të vrarëve me shumë gjasë është më i lartë, sipas një studimi.
Studimi nga “Londos School of Hygiene and Tropical Medicine” ka nxjerrë se llogariten 64,260 “vdekje nga lëndime traumatike” në Gazë mes 7 tetorit 2023 dhe 30 qershorit 2024.
Deri në tetor 2024, numri i personave të vrarë me dhunë në Gaza mendohej se kalonte 70,000, thuhet në studim.