45 persona kanë vdekur në Afrikën e Jugut, pasi autobusi ka rënë në një greminë nga një urë të enjten, kanë bërë të ditur autoritetet.
Një tetëvjeçare, e mbijetuara e vetme, po trajtohet në spital. Ajo ka pësuar lëndime serioze.
Autobusi u përplas me një pengesë dhe u përfshi nga flakët kur ra nga ura në provincën Limpopo.
Ministrja e Transportit, Sindisiwe Chikunga, në vendin e ngjarjes ka bërë thirrje për kujdes në trafik, pasi Afrika e Jugut njihet për gjendjen e rëndë me aksidente.
VIDEO: