Botë

Izraeli thotë se ka kryer qindra sulme në Liban

Izrael - Hezbollah

Izrael ka thënë se ka kryer qindra sulme ajrore në Libanin jugor, duke thënë se avionët e tij luftarakë kanë goditur më shumë se 100 raketahedhës të grupit Hezbollah, duke përfshirë edhe një vend të ruajtjes së armëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se raketahedhësit ishin të gatshëm të hidheshin kundër Izraelit. 

Nuk është bërë e ditur nëse si pasojë e këtyre sulmeve janë shkaktuar viktima. 
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit ka raportuar se Izraeli ka kryer të paktën 52 sulme në jug të vendit të enjten mbrëma. Ndërkohë Hezbollahu ka njoftuar gjithashtu se kishte nisur sulme në caqet ushtarake në Izraelin e veriut.

Sulmet ajrore izraelite, të cilat zgjatën më shumë se dy orë, ishin disa nga më intensivet e konfliktit të fundit, raporton BBC.