Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, i ka dënuar të shtënat me armë të raportuara pranë vendit ku gjendej kundërkandidati në garën presidenciale Donald Trump.
Ajo ka thënë se është në dijeni për rastin dhe se ndihet e lumtur se Trumpi është mirë.
“Jam informuar për raportet për të shtëna me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida. Ndihem mirë që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, ka shkruar Harris në platformën “X’.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Ëest Palm Beach të Floridas, ku gjendej kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump.
Zëdhënësi i tij, Steven Cheung, ka thënë se Trump është i sigurt, por pa dhënë informacione shtesë.
Pas këtij sulmi të raportuar, ka reaguar vetë Trumpi. Derisa ka njoftuar se është mirë, kandidati i Republikanëve për president ka thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.