Sot është 23 vjetori i sulmit terrorist në SHBA që tronditi botën.
Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në ndërtesë dhe duke shkaktuar zjarr, ndërsa 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh u përplas mbi kullën jugore, prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.
Ceremonitë në New York dhe Washington do të nisin me një minutë heshtjeje, në kohën kur ndodhën sulmet.
Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë.