Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë një lutje tjetër partnerëve perëndimorë që të rrisin ndihmën e tyre për Ukrainën.
Thirrja vjen në ditën kur Rusia nisi atë që ai e përshkroi si “një nga sulmet më të mëdha, një sulm i kombinuar, që përfshin mbi 100 raketa të llojeve të ndryshme dhe rreth 100 dronë ‘Shaheds’”.
VIDEO:
Currently, across the country, efforts are underway to eliminate the consequences of the Russian strike. This was one of the largest attacks – a combined strike, involving over a hundred missiles of various types and around a hundred “Shaheds.” Like most Russian strikes before,… pic.twitter.com/0qNTGR98rR
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 26, 2024
“Në të gjithë Ukrainën, ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët nëse aviacioni i fqinjëve tanë evropianë do të operonte në bashkëpunim me avionët F-16 dhe sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Nëse një unitet i tillë ka rezultuar efektiv në Lindjen e Mesme, ai duhet të funksionojë edhe në Evropë. Ukrainës nuk mund t’i kufizohen aftësitë e saj me rreze të gjatë kur terroristët nuk përballen me kufizime të tilla. Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë kanë fuqinë të na ndihmojnë të ndalojmë këtë terror. Koha për veprim vendimtar është tani”, ka deklaruar Zelensky në një videoadresim të hënën.
Ai ka shtuar se dëmet në sektorin e energjisë janë të mëdha.
"Ka shumë dëme në sektorin e energjisë. Por kudo që ka ndërprerje të energjisë, restaurimi tashmë është duke u zhvilluar. Ekipet tona të riparimit do të punojnë gjatë gjithë kohës. Ne do të rikthejmë energjinë elektrike”, është shprehur ai.
LEXO EDHE: