Botë

Zelensky thotë se operacioni në Kursk u krye për të parandaluar pushtimin e qyteteve ukrainase

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë detaje mbi operacionin në Kursk të Rusisë. Ai ka thënë se inkursioni ukrainas në rajonin e Kurskut filloi në mënyrë që të ndalonte Rusinë që të pushtonte qytetet e Ukrainës, Kharkivin dhe Sumyn, raporton agjencia “AP”. 

Ukraina pretendon se ka pushtuar territor të konsiderueshëm rus, rreth 1.200 kilometra katrorë sipërfaqe në rajonin e Kurskut, duke përfshirë shumë qytete të vogla. Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur po ashtu, se kanë kapur qindra ushtarë rusë, si pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar përparimet e Rusisë në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore. Javën e kaluar Ukraina ka nisur sulme me dronë në urat strategjike dhe në aeroportet ruse.