Botë

Sulme me raketa ndërmjet Izraelit e Hezbollahut, reagon Bideni

Joe Biden

Joe Biden

Foto: Associated Press

E përditësuar (09:50) - Një i vrarë në Liban nga sulmet izraelite

Një person është vrarë pasi një sulm izraelit goditi një veturë në qytetin jugor të Libanit, Khiam, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.

Në një përditësim, ministria ka thënë se "një seri sulmesh izraelite këtë mëngjes" në qytete në Libanin jugor kanë rezultuar gjithashtu me plagosjen e dy personave, një libanez dhe një sirian, raporton BBC.

Ata të dy po trajtohen në spital, sipas ministrisë.


E përditësuar (08:37) - Hezbollahu thotë se ka lëshuar më shumë se 320 raketa drejt Izraelit

Grupi militant Hezbollahu pretendon se ka lëshuar më shumë se 320 raketa drejt Izraelit, mëngjesin e së dielës.

Në një deklaratë, grupi libanez i mbështetur nga Irani thotë se shënjestroi 11 objekte ushtarake në Izraelin verior me qindra raketa Katyusha, raporton BBC.

Sipas tij, "faza e parë" e sulmit kundër Izraelit ka përfunduar.

"Është faza e shënjestrimit të kazermave dhe vendeve izraelite", thuhet në deklaratën e grupit.


E përditësuar (08:20) - Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka urdhëruar zyrtarët të mbajnë komunikim të ngushtë me Izraelin pas sulmeve ndërmjet tij dhe Hezbollahut në Liban, që nisën herët të dielën.

Bideni ka deklaruar se do të "vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten", sipas një zëdhënësi të sigurisë kombëtare, raporton BBC.

Pentagoni ka reaguar gjithashtu duke thënë se SHBA-ja është “e vendosur për të mbështetur" mbrojtjen e Izraelit.


Izraeli godet objektivat e Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë po godasin objektivat e Hezbollahut në Liban pasi zbuluan lëvizje të tyre për të lëshuar raketa në Izrael.

"Në një akt vetëmbrojtjeje për të hequr këto kërcënime, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) po godet objektivat e terrorit”, ka thënë zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, raporton BBC.

Izraeli ka thënë se civilët libanezë ishin paralajmëruar që të largoheshin menjëherë nga zonat ku vepronte Hezbollahu, një grup mysliman shiit i mbështetur nga Irani.

Menjëherë më pas, Hezbollahu kishte bërë të ditur se kishte nisur një sulm në shkallë të gjerë me dron mbi Izraelin, në përgjigje të vrasjes së muajit të kaluar të komandantit të lartë ushtarak të grupit.

Sirenat paralajmëruese të raketave në hyrje u dëgjuan të dielën herët në të gjithë Izraelin verior.

Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë të lënduar.

Në një deklaratë, IDF tha se Hezbollahu "sapo ka lëshuar mbi 150 predha nga Libani drejt territorit izraelit".

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se ka thirrur një takim urgjent të kabinetit të tij të sigurisë.

"Këtë mëngjes ne zbuluam përgatitjet e Hezbollahut për të sulmuar Izraelin. Në konsultim me ministrinë e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit, ne udhëzuam IDF-në që të vepronte në mënyrë proaktive për të ndalë kërcënimin. IDF-ja që atëherë ka punuar fuqishëm për të penguar kërcënimet. IDF-ja ka shkatërruar mijëra raketa të drejtuara në veri të vendit, ata gjithashtu penguan shumë kërcënime të tjera dhe operuan me fuqi të madhe, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, ka deklaruar Netanyahu. 

Izraeli ka shkëmbyer zjarr me grupin militant me bazë në Liban që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar me Hamasin në Rripin e Gazës.

Hamasi, ashtu si Hezbollahu, mbështetet nga Irani.

Hezbollahu thotë se ka lëshuar më shumë se 320 raketa drejt Izraelit

7 muaj më parë / 25 gus 2024 08:57
Sulmet Izrael-Hezbollah

Sulmet Izrael-Hezbollah

Photo: Associated Press

Grupi militant Hezbollahu pretendon se ka lëshuar më shumë se 320 raketa drejt Izraelit, mëngjesin e së dielës.

Në një deklaratë, grupi libanez i mbështetur nga Irani thotë se shënjestroi 11 objekte ushtarake në Izraelin verior me qindra raketa Katyusha, raporton BBC.

Sipas tij, "faza e parë" e sulmit kundër Izraelit ka përfunduar.

"Është faza e shënjestrimit të kazermave dhe vendeve izraelite", thuhet në deklaratën e grupit.