Autoritetet në Malajzi po përpiqen ta shpëtojnë një grua e cila ra në një gropë tetë metra të thellë që u hap në një rrugë në Kuala Lumpur.
48-vjeçarja ishte skaj rrugës kur toka poshtë saj u shemb dhe ra.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për disa orë për ta mbërritur gruan. Përveç njerëzve, në vend kanë shkuar edhe ekskavator që po përpiqen ta pastrojnë gropën nga dheu e betoni, raportoi BBC.
Deri tani nuk ka shenja të gruas.