Botë

Bastiset shtëpia e Andrew Tate në Rumani, nën akuza të reja ku përfshihen edhe të mitur

Bastiset shtëpia e Andrew Tate

Bastiset shtëpia e Andrew Tate

Foto: Associated Press

Oficerë policie të maskuar në Rumani kanë kryer bastisje të reja, herët të mërkurën, në shtëpinë e influencerit Andrew Tate.

Oficerët u panë të mërkurën duke hyrë në shtëpinë e Tate në periferi të Bukureshtit, raporton AP.

Tate është në pritje të gjykimit për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe formimit të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

Agjencia rumune kundër krimit të organizuar, DIICOT, ka bërë të ditur se po kontrollonte katër shtëpi në qarqet e Bukureshtit.

DIICOT ka njoftuar se po heton akuzat për trafikim njerëzor, trafikim të të miturve, marrëdhënie seksuale me një të mitur, deklarata ndikuese dhe pastrim parash.

Agjencia ka bërë të ditur se seancat dëgjimore do të mbahen më vonë në selinë e saj.

Zëdhënësi i Tate, Mateea Petrescu, ka thënë lidhur me këtë se "megjithëse akuzat në urdhrin e kërkimit nuk janë sqaruar ende plotësisht, ato përfshijnë dyshime për trafikim njerëzor dhe pastrim parash" dhe shtoi se ekipi i tij ligjor është i pranishëm.