E përditësuar (11:34) - Është gjetur trupi i një të zhdukuri si pasojë e përmbytjes së varkës me vela të hënën herët, në brigjet e Sicilisë, në Itali.
Gjashtë persona të tjerë mbeten të zhdukur derisa 15 janë shpëtuar, kanë bërë të ditur autoritetet, raporton AP.
Varka “Bayesian” me flamur britanik, kishte një ekuipazh prej 10 personash dhe 12 pasagjerësh, që përfaqësonin kombësitë britanike, amerikane dhe kanadeze, sipas rojës bregdetare italiane.
Pesëmbëdhjetë persona u shpëtuan fillimisht dhe u dërguan në breg në Porticello, ku tetë tashmë po trajtohen në spital.
Një trup u gjet pranë rrënojave, por gjashtë të tjerë mbetën të pagjetur, ka bërë të ditur Luca Cari, një zëdhënës i shërbimit italian të shpëtimit nga zjarri.

Shtatë të zhdukur pasi një anije përmbytet në ishullin italian të Sicilisë
Shtatë persona rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me vela që besohet se transportonte turistë të huaj, është përmbysur në ishullin italian të Sicilisë, në mot të keq herët të hënën, kanë bërë të ditur autoritetet.
“Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan nga varka por shtatë të tjerë mbetën të zhdukur”, ka thënë Luca Cari, një zëdhënës i shërbimit italian të shpëtimit nga zjarri.
Ai ka shtuar se një helikopter dhe një anije shpëtimi nga roja bregdetare dhe shërbimi i shpëtimit nga zjarri ishin në vendngjarje duke kërkuar për të zhdukurit. Varka u përmbys rreth orës 5:00 të mëngjesit jashtë Palermos.

Mediat lokale kanë thënë se një stuhi e egër goditi zonën gjatë natës.
Gazeta “Il Giornale de Sicilia” raportoi se varka me vela mbante një flamur britanik dhe kishte kryesisht pasagjerë britanikë në bord, por edhe nga Zelanda e Re, Sri Lanka, Irlanda dhe qytetarë britaniko-francezë.
Agjencia e lajmeve ANSA ka thënë se anija, e cila tha se quhej "Bajesian", ishte ankoruar në portin në Porticello dhe ishte nisur të dielën në mbrëmje.
VIDEO:
Seven people are missing after a UK-flagged yacht, understood to be carrying British tourists, sank off the Italian coast this morning.
— 🇦🇺 Cpt.Llama 🇦🇺 🇬🇧 🇮🇱 🇺🇦 🎗 (@CaptainLlama15) August 19, 2024
Emergency services descended on waters off the coast of Porticello in Sicily after the boat came into difficulty in the early hours of Monday… pic.twitter.com/bdmca3NuDh