Botë

Athina mbulohet nga tymi, përhapen zjarre përreth saj

zjarre ne Greqi

Foto: Associated Press

Banorët në dy zona afër Athinës janë urdhëruar të largohen të dielën për shkak të zjarreve që janë përhapur nga erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta.

Afër fshatit Varnava më shumë se 190 zjarrfikës janë përpjekur ta shuajnë zjarrin që shkoi deri te shtëpitë. Ekipe të tjera kanë punuar edhe në një zonë afër Megaras, në perëndim të Athinës.

Zjarret kanë shkaktuar re tymi në disa pjesë të Athinës, raportoi Reuters.

Disa rajone të tjera në Greqi janë vënë nën alarm për rrezik nga zjarri të dielën dhe të hënën.

Qindra zjarre kanë shpërthyer në Greqi këtë verë, me qershorin e korrikun që kanë thyer rekord si më të nxehtit.