Botë

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në rajonin e sulmuar rus

Kursk

Foto: Ilustrim

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin Kursk në Rusisë, pasi një sulm i rrallë ndërkufitar nga trupat ukrainase ka vazhduar për të dytën ditë.

Guvernatori rajonal, Alexei Smirnov, ka thënë se ky vendim ishte i nevojshëm “për të eliminuar pasojat nga forcat armike që vijnë në rajon”.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat kufitare, ka shtuar Smirnov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, sulmet i ka quajtur provokim.

Sulmet e Ukrainës në territorin rus kanë qenë jashtëzakonisht të rralla që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.

Moska ka thënë se të martën rreth 300 ushtarë nga Ukraina kanë nisur sulm ndërkufitar në një pjesë të frontit që deri tash ishte i qetë. Raportohet se luftimet po zhvillohen në një qytet 10 kilometra brenda Rusisë.