Botë

Rifillojnë fluturimet pas protestës së klimës në aeroportin e Koelnit

Aeroporti i Koelnit

Aeroporti i Koelnit (Ilustrim)

Një nga aeroportet kryesore të Gjermanisë, ai i Koelnit, anuloi të gjitha fluturimet pasi protestuesit e klimës dolën në pistën e aeroplanëve, raporton BBC.

Një numër i fluturimeve u devijuan në aeroportet më të afërme, para se policia ta përfundonte operacionin në orën 9:15.

Aeroporti Koeln-Bon tha se fluturimet janë duke rifilluar, por që vonesat dhe anulimet do të priten gjatë ditës. Gjithashtu shtyu pasagjerët që të kontaktojnë me linjat ajrore ose operatorët e udhëtimit për përditësime.
 


Aeroporti i Koelnit ndalon të gjitha fluturimet

Një nga aeroportet më të mëdha të Gjermanisë ka ndaluar të gjitha fluturimet pasi protestuesit e klimës hynë në një pistë.

Aeroporti Koeln-Bon ka thënë se “njerëz të paautorizuar” hynë në aeroport të mërkurën në mëngjes, duke çuar në pezullimin e të gjitha fluturimeve ndërsa policia hyri brenda.

Të paktën katër aterrime janë devijuar në aeroportet e afërta të Dusseldorfit dhe Hanoverit.

Dhjetëra fluturime që nisen nga aeroporti i Koulnit janë anuluar ose vonuar.

Grupi “Last Generation” ka thënë se pesë persona kanë hyrë në pistën e aeroportit.

“Last Generation” ka thënë në një deklaratë se po bllokonte trafikun ajror në aeroport dhe publikoi fotografi të anëtarëve me duart e ngjitura në pistë.

Grupi dëshiron që qeveria gjermane të ndjekë marrëveshjen globale për të mos përdorur naftën, gazin dhe qymyrin deri në vitin 2030.

Sipas grupit, “protesta të ngjashme paqësore civile në aeroporte” ishin planifikuar për të mërkurën në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut.

VIDEO:

 

 

Në Finlandë, protestuesit u fotografuan duke bllokuar portat e sigurisë në aeroportin e Helsinkit, Vantaa.

Tre aktivistë thyen gardhin rrethues në aeroportin kryesor Gardermoen të Oslos të mërkurën në mëngjes. Sipas mediave norvegjeze, treshja u larguan pak më shumë se 30 minuta pasi hynë në aeroport.

LEXO EDHE: