Botë

Të paktën 18 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal, piloti i mbijetuari i vetëm

aeroplani i rrezuar ne Nepal

Foto: Associated Press

Të paktën 18 njerëz kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplan të vogël, i cili ka marrë flakë ndërsa është nisur nga kryeqyteti i Nepalit, Kathmandu, kanë thënë autoritetet.

Në bord kanë qenë dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë, që ishin nisur në qytetin Pokhara për ta riparuar një avion tjetër, raporton Reuters.

“Vetëm piloti ka shpëtuar dhe po trajtohet në spital”, ka thënë Tej Bahadur Poudyal, zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar të Kathmandus “Tribhuvan”.

Në pamjet televizive shiheshin zjarrfikësit duke u përpjekur ta fiknin zjarrin. Trupat janë larguar me ambulancë.

Aeroplani ka qenë një Bombardier, sipas zyrtarëve, dhe i përkiste linjës ajrore lokale “Saurya”. Aeroporti është mbyllur përkohësisht.

Nepali është kritikuar për siguri të dobët ajrore, ku gati 350 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ose helikopterit që nga viti 2000.


Aeroplani me 19 persona rrëzohet në Nepal, të paktën dy të vdekur

Një aeroplan me 19 persona në bord është rrëzuar të mërkurën në Nepal, ndërsa po tentonte të ngrihej nga aeroporti në kryeqendër Kathmandu, raporton agjencia “AP”. Nuk është e qartë se si rrëshqiti dhe u përplas aeroplani e po ashtu nuk dihet për gjendjen e personave në bord. 

Aeroplani i Saurya Airlines po nisej nga Kathmandu për në qytetin turistik Pokhara. 

Zëdhënësi i Policisë së Kathmandus, Dinesh Mainali, ka konfirmuar vdekjen e dy personave.

E shefi i sigurimit të aeroportit në Kathmandu, Arjun Chand Thakuri, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, se në aeroplan ishin dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë që po udhëtoni në Pokhara për të kryer kontrolle atje. 


Mediumet lokale kanë publikuar pamje të aeroplanit të shkatërruar. Zjarri është vënë nën kontroll. 

Aeroporti Tribhuvan është mbyllur përkohësisht ndërsa stafi po vazhdon punën.

VIDEO: