Botë

Kamala Harris pritet ta nisë fushatën e saj presidenciale të martën

Kamala Harris

Kamala Harris

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të udhëtojë në Milwaukee të martën, për tubimin e saj të parë elektoral që nga shpallja e fushatës së saj presidenciale, pasi presidenti Joe Biden tërhoqi kandidaturën e tij për rizgjedhje dhe e miratoi Harrisin për në vend të tij.

Harrisi pritet të nxjerrë në pah kontrastin midis saj dhe "Donald Trumpit, kriminelit të dënuar që do ta tërhiqte këtë vend prapa, dhe vizionit të saj më të ndritshëm për të ardhmen, ku liritë tona mbrohen... ", sipas një memo të lëshuar nga fushatën.

Tubimi elektoral vjen një ditë pasi ajo siguroi mjaft përkrahje të delegatëve për të fituar nominimin presidencial në Konventën që do të nisë më 19 gusht, sipas vlerësimit të delegatëve nga CNN-i.

Zyrtarët kryesorë të zgjedhur demokratë në shtetin Badger miratuan fushatën e saj, duke përfshirë guvernatorin Tony Evers dhe senatoren Tammy Baldëin. Ekipi i fushatës, i përbërë nga dhjetëra zyra të koordinuara dhe mbi 160 punonjës me kohë të plotë "të cilët tashmë kanë filluar të trokasin dyert, të bëjnë telefonata dhe të angazhojnë miqtë dhe fqinjët e tyre për të mbështetur Kamala Harrisin dhe demokratët.

Kjo vizitë shënon të nëntën e saj në Wisconsin që kur u bë zëvendëspresidente dhe vizitën e saj të pestë në shtet këtë vit.

LEXO EDHE: