Botë

Hapat që duhet të ndiqen pas tërheqjes së Bidenit nga gara

Joe Biden

Joe Biden

Foto: Associated Press

Joe Biden do të qëndrojë si president deri në janar të vitit 2025 derisa pritet t'i drejtohet kombit këtë javë.

Ndonëse ai e ka miratuar zëvendëspresidenten Kamala Harris që të jetë kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, kjo nuk do të thotë se ajo është kandidatja e supozuar e Partisë Demokratike, dhe një garë për këtë do të zhvillohet tani brenda demokratëve. 

Rruga për emërimin e një kandidati të ri aq afër ditës së zgjedhjeve mbetet ende e paqartë. Takimi i komitetit të rregullave të Konventës Kombëtare Demokratike (DNC), i cili do të përcaktojë kornizën se si partia do të zgjedhë kandidatin e saj të ri, pritet se do të ndodhë të mërkurën për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Në takimin e DNC-së, ku kandidati demokrat duhet të zgjidhet zyrtarisht nga delegatët, është planifikuar të fillojë më 19 gusht.

Bideni fitoi zgjedhjet paraprake, pa një sfidë serioze, duke marrë mbështetjen e 3,896 delegatëve.

Delegatët, të cilët janë zyrtarë partiakë që marrin pjesë në kuvend dhe votojnë për kandidatin për të cilin janë caktuar gjatë procesit primar, tani do të lirohen për të votuar për një kandidat tjetër.

Nëse partia nuk arrin konsensus për të mbështetur një kandidat të ri, kjo mund të krijojë skenën për një konventë të hapur për herë të parë që nga viti 1968.

Kjo do të thotë se delegatët do të jenë të lirë të vendosin se për kë do të votojnë mes shumë kandidatëve nëse ata paraqiten.