Botë

Bien sistemet kompjuterike, ndërprerje masive e shërbimeve në të gjithë botën

internet

Biznese të mëdha që përfshijnë banka, linja ajrore, kompani të telekomunikimit, transmetues radiotelevizivë dhe supermarkete janë përballur me bllokim të sistemeve kompjuterike. 

Shumë aeroporte dhe linja ajrore kanë raportuar për pengesa në sistemet e tyre. Më shumë se 1,000 fluturime janë anuluar në botë deri tash, sipas firmës analitike të aviacionit “Cirium”. 

Disa linja me bazë në SHBA kanë ndaluar fluturimet.

Në Aeroportin e Sydneyt është shkaktuar kaos pas një ore paqartësie.

Ekranet e informacionit të nisjeve janë bllokuar dhe disa linja nuk kanë mundur ta kryejnë kontrollën normale të pasagjerëve në kompjuterë.

Linja ajrore evropiane “Ryanair” po ashtu ka raportuar për pengesa në rrjet. Ngatërresa në sistem ka pasur edhe në Aeroportin e Edinburghut, Berlinit, Spanjës, Japonisë, Indisë, Singaporit. Në Zelandën e Re përveç aeroportit, edhe Parlamenti ka raportuar rënie në sistem. 

Kompania e telekomunikimit australiane “Telstra Group” po ashtu ka thënë se është përballur me problemin e  njëjtë.

Kanalit televiziv britanik “SkyNews” i është ndaluar transmetimi. Po ashtu kompanitë e trenave janë prekur në  Britani.

Policia në shtetin amerikan të Alaskës ka raportuar për bllokim të linjës për emergjenca - 911.

Në Kroaci raportohet të ketë rënë Sistemi Qendror Informativ Shëndetësor. Njëjtë edhe në Britani.

Janë prekur edhe spitalet e shërbimet e tjera shëndetësore në Izrael gjithashtu. 

Microsoft ka thënë se po merret me problemin.

“Crowdstrike”: Sistemet kompjuterike u bllokuan për shkak të një përditësimi në sistem

Sistemet kompjuterike kanë qenë në kolaps në gjithë botën të premten pasi një përditësim softuerik nga kompania e sigurisë kibernetike “Crowdstrike” ka shkuar keq. 

Drejtori i “Crowdstrike”, George Kurtz, ka thënë se problemi ka filluar të rregullohet, ndërsa theksuar se nuk ka të bëjë me sulm kibernetik. Ka thënë se problemet janë shkaktuar si pasojë e një defekti gjatë përditësimit të një sistemit të saj. 

“Crowdstrike po punon në mënyrë aktive me klientët e prekur nga një defekt i gjetur në një përditësim për Windowsin. Ky nuk është incident sigurie apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe ka nisur rregullimi”, ka thënë ai. 

Ai ka bërë thirrje që organizatat, bizneset e të gjithë të prekurit të komunikojnë me përfaqësuesit e kompanisë për problemin e tyre. 

“Ekipi jonë është i mobilizuar të sigurojë stabilitet dhe siguri për klientët e Crowdstrike”. 

Kompania krijon softuerë për të luftuar viruset kompjuterike. 

LEXO EDHE: