Një gjykatë në Florida e ka hedhur poshtë të hënën çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Gjykatësja federale që kryesonte çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Trumpit në Florida pushoi rasti të hënën, duke u mbështetur në avokatët mbrojtës të cilët thanë se avokati special që ngriti akuzat ishte emëruar në mënyrë të paligjshme nga Departamenti i Drejtësisë, raporton AP.
Vendimi i gjykatëses së qarkut të SHBA-së, Aileen Cannon, i cili mund të apelohet dhe mund të anulohet nga një gjykatë më e lartë, sjell një përfundim të papritur në një çështje penale e cila në kohën kur u ngrit konsiderohej gjerësisht si më e rrezikshmja nga të gjitha kërcënimet ligjore me të cilat u përball ish-presidenti republikan.
Ndonëse çështja ishte ngecur prej kohësh dhe perspektiva e një gjyqi përpara zgjedhjeve të nëntorit ishte tashmë një skenar joreal, urdhri i gjykatësit është një fitore ligjore madhështore për Trumpin, ndërsa ai po e merr veten nga një atentat i fundjavës në Pensilvani, dhe po përgatitet të pranojë nominimin republikan në Milwaukee këtë javë.
Trumpi nuk pritet të flasë në Konventën Kombëtare Republikane deri të martën, por mediat amerikane Fox News dhe CBS News kanë raportuar se ai po planifikon të shpallë zgjedhjen e tij për zëvendëspresident të hënën.
LEXO EDHE: